Që pas përfundimit të Euro 2024, Kombëtarja e Anglisë ka mbetur pa trajner, pas largimit të Gareth Southgate, i cili dështoi në finale ndaj Spanjës.
Kjo është finalja e dytë për Southgate me anglezët që nuk fitojnë në finale të europianit.
E tash, pasi janë pa trajner, tre luanët po kërkojnë një trajner të ri.
Është legjenda angleze, Alan Shearer, i cili ka zbuluar trajnerin me të cilin Federata angleze e futbollit.
Shearer u shpreh i bindur se federata ka biseduar me trajnerin e Newcastle United, Eddie Howe.
“Unë do ta imagjinoja kandidatin Eddie Howe. Mendoj se Eddi ka një vendim të madh për të marrë, sepse jam i sigurt se Federata Angleze e Futbollit do ta pyesë atë dhe çfarëdo që të ndodhë pas kësaj, ne nuk e dimë. Mjaft i sigurt se një bisedë do të ketë pasur ose do të vazhdojë tani. Nëse Eddi do apo jo këtë punë do të jetë çelësi”.
“Fakti që ne po flasim për Howe dhe Anglinë përsëri do të thotë se ai ka bërë një punë vërtet shumë të mirë në Newcastle United. Ai ka qenë fantastik dhe do të ishte një goditje e madhe, nëse largohej sepse tifozët e duan atë, ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe e kupton klubin”, ka deklaruar Shearer.