Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Bislimi uron Ardita Sinanin për postin e ri: Shqiptarët do të shohin ndryshime pozitive për Preshevën

Bislimi uron Ardita Sinanin për postin e ri: Shqiptarët do të shohin ndryshime pozitive për Preshevën

Ardita Sinani është zgjedhur si kryetare e komunës së Preshevës dhe për zgjedhjen e saj ka reaguar edhe Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi duke thënë se qytetarët e Preshevës treguan një vullnet të qartë politik dhe modelit që duan të shohin komunën e tyre duke u qeverisur.

Bislimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe në angazhimin maksimal për mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit tanë në Preshevë. Teksa ka uruar atë për postin e sapo zgjedhur si Kryetare e Preshevës.

Bislimi shtoi se vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do t’I tejkalojmë sfidat dhe do ndërtojmë të ardhme më të mirë.

“Bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe së bashku do të angazhohemi maksimalisht të hapim mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit tanë atje. Është thelbësore që të garantojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe politike për të gjithë shqiptarët në rajon. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do të mund t’i tejkalojmë sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Andaj, ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët e Preshevës, të cilët përmes udhëheqjes së Arditës do të kenë mundësi të njohin ndryshime pozitive dhe të prekshme për Preshevën”, vijoi postimi.

Themes by WordPress