Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Ku i gjeti Drilona Boçi 1.2 milionë euro që i bleu dyqanin Altar Elvana Gjatës? A do i marrë në dorë SPAK?

Ku i gjeti Drilona Boçi 1.2 milionë euro që i bleu dyqanin Altar Elvana Gjatës? A do i marrë në dorë SPAK?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka pasur për 4 vite me radhë këshilltare sipërmarrësen, Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit, të cilit Prokuroria e Tiranës i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, bashkë me Elman Abule, i dënuar sipas prokurorisë në Belgjikë për trafik droge dhe grup kriminal.

34-vjeçarja Drilona Boçi, e martuar që 17-vjeçe me Kristian Boçin allias Agustin Boçi allas Kristian Botsis, 47 vjeç, nuk rezulton këshilltare e Edi Ramës.

Drilona Boçi rezulton se ka punuar në Kryeministri pas vitit 2015 si pjesë e Drejtorisë Antikorrupsion.

Në një kohë kur përdorej nga bashkëshorti për pastrimin e parave duke blerë dhe hapur kompani fiktive, Drilona Boçi punonte si juriste pranë Njësisë Antikorrupsion në Kryeministri, duke ndjekur praktikat e korrupsionit në administratën publike.

Ndërkaq, me 9 shtator 2013, disa ditë para se Sali Berisha të dorëzonte pushtetin, ministri i tij i Ekonomisë Florjon Mima i ka dhënë Kristian Boçit dhe Rrok Gjokës leje për ndërtimin e dy hidrocentraleve, Hec Xall Xhuxhë 1 dhe 2.

Për të ndërtuar hidrocentralet, Kristian Boçi, pasi i bleu 10 % të aksioneve Rrok Gjokës, mori dy kredi fiktive 3.8 milionë euro te Fibank, për të mbuluar investimin e parave të kokainës.

Nga verifikimet rezulton se ish misi Drilona Boçi, pa punuar asnjë ditë, ka qarkulluar miliona euro, duke i investuar në biznese si dyqane fustanesh, lokale, kompani riciklimi mbetjesh, kompani ndërtimi etj.

Drilona Boçi, pas të cilës qëndron Kristian Boçi me 3 emra, i dyshuar si shpërndarës kokaine, është përfshirë në pastrim parash me këngëtaren Elvana Gjata, e cila nga ana e saj, sipas SPAK, pastronte pjesërisht paratë e të fejuarit të saj Ervin Mata, një nga bosët e mëdhenj të kokainës, në kërkim nga SPAK.

Me Kontratë Noteriale Nr. 244, datë 24 janar 2017, Drilona Boçi i ka blerë për 1.2 milionë euro Elvana Gjatës dyqanin e fustaneve Altar në ish Bllok.

Dyqanin ia kishte bërë dhuratë Elvana Gjatës vetëm 5 muaj para shitjes, i fejuari i saj Ervin Mata, i njohur si Boli i Kokianës, me para të pista.Përveç lidhjes me Elvanën dhe Bolin, Kristian Boçi ka pasur njohje dhe me perosnazhe të tjerë të Showbizit të cilët tanimë janë hetim nga SPAK për pastrim parash.

Bëhet fjalë për çiftin e sapo divorcuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, të cilët i ka zënë pak a shumë i njëjti hall, me 10 milionë euro pasuri të pajustifikuar.

Powered by WordPress