Shkruan: Afrim Kasolli
Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, organizatës që kreu sulmin e 7 shtatorit në vitin e kaluar në territorin e Izraelit, ku mbeten të vrarë rreth 1200 viktima dhe u kidnapuan deri në 250 persona, sipas Garda Revolucionare e Iranit, është vrarë, gjatë një sulmi në Teheran. Autoritetet e kësaj Garde e fajësuan Izraelin për këtë atentat. Ndërkohë, Tel Avivi ende nuk është përgjigjur ndaj këtyre akuzave.
Ky eliminim vjen një kohë kur tensionet politike në Lindje të Mesme, janë ngritur në kulm, sidomos pas sulmit te fundit të grupit tjetër militant Hezbollah që operon në Liban, me raketa në Lartësitë Golan, ku mbeten të vrarë 12 fëmijë. Si reagim ndaj këtij ataku, shteti Izraelit e ka sulmuar komandën e këtij grupi duke eliminuar, Fuad Shukr, si njëri nga komandantët kryesor të Hezbollahut.
Shpeshtimi i sulmeve dhe eliminimeve të tilla e ka shtuar frikën dhe ngritur alarmin se më të vërtetë rajoni ndodhet në teh të një luftë me të gjerë regjionale. Një skenar i tillë ishte shumë real veçanërisht pas sulmit me raketa nga ana e Iranit në territorin e Izraelit. Mirëpo, ky rrezik u shmang atëbotë edhe për shkak të faktit se kryeministri i Izraelit Benjamin Natanjahu, u ndodh në presion ndërkombëtar, kryesisht atij amerikan, që të mjaftohet me vet mbrojtjen e suksesshme kundër raketore dhe asistencës perëndimore.
Mirëpo, pas atentntatit ndaj Ismail Haniyeh, tashmë edhe negociatat për armëpushim ndërmjet Hamasit dhe shtetit të Izraelit për Rripin e Gazës, ka gjasa të dështojnë plotësisht. Sipas mediave ndërkombëtare, ai ishte figura kyçe ne këtë proces që po zhvillohej me ndërmjetësimin e SHBA-ve, Katarit dhe Turqisë. Madje, ai ishte vlerësuar dhe konsideruar si më i moderuar në mesin e liderëve politik të Hamasit.
I lindur në vitin 1963 në një kamp te refugjatëve, Ismail Haniyeh, iu bashkua Hamasit që në Intifadën e parë. Po ashtu, ai ishte konsideruar si njëri nga njerëzit me besnik të themeluesit të organizatës, Sheikh Ahmad Yassin. Për një kohë gjatë ishte zhvendosur nga Gaza dhe jetonte kryesisht, Doha, si dhe duke lëvizur në mes të Iranit dhe Turqisë. Pas sulmit të 7 shtatorit, Ismail Haniyeh, u prit në Ankara nga presidenti Recep Tayyip Erdoğa, duke u bërë kështu figura kryesore e diplomacisë ndërkombëtare të Hamasit.
Haniyej bëhet lideri i dytë Hamasit që eliminohet që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza. Në janar ishte ekzekutuar Saleh Al Aroru nga një sulm izraelit ne kryeqytetin e Libanit ne Bejrut. Dhe ky i fundit ishte parë si njëri nga themeluesit kryesor të krahut militar të organizatës.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se kush në të vërtetë qëndron prapa këtij atentati. Por, ky akt ka gjasa të jetë orkestruar dhe ekzekutuar nga ato qarqe politike që kategorisht janë kundër një armëpushimi të mundshëm dhe për vazhdimin e luftës, si në Gaza ashtu edhe më gjerë. Dhe këtu nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë jetë kryer si nga rrymat e brendshme më radikale të grupit, që janë kundër çdo negociate me Tel Avivin, konform besimit të tyre fanatik ideologjik se lufta duhet të vazhdojë deri në zhdukjen e Izraelit, por as nga autoritetet e këtij shteti, i cili është i njohur për atentatet politike ndaj figurave kyçe të organizatave armiqësore, apo edhe vet Rusia dhe Irani, që nuk kanë interes për qetësim të gjakrave në rajon. /TV Arbëria