Qendërmbrojtësi francez, Leny Yoro pritet të humbasë fillimin e sezonit 2024/25 me Manchester Unitedin, për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Nënshkrimi i ri i Manchester United erdhi me shumë bujë në Old Trafford, pasi Djajtë e Kuq fituan garën me Real Madridin.
Megjithatë, 18-vjeçari, i cili u bashkua nga Lille këtë muaj, ishte i pafat duke pësuar menjëherë lëndim me fanellën e Unitedit.
Yoro u detyrua të largohej në pjesën e parë gjatë humbjes 2–1 të United ndaj Arsenalit në fund të javës së kaluar.
Sot (e mërkurë), një mbështetës filmoi lojtarin duke përdorur paterica dhe të veshur me një çizme plastike mbrojtëse në bazën stërvitore të klubit në Shtetet e Bashkuara.
Raportet e pakonfirmuara në mediat sociale pohojnë se Yoro mund të mungojë deri në dy muaj, por United ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për dëmtimin.