Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Ndryshimet vaginale për të cilat çdo grua duhet të jetë e vëmendshme

Ndryshimet vaginale për të cilat çdo grua duhet të jetë e vëmendshme

Infeksionet vaginale nuk janë diçka e pazakontë për gratë, por në një pjesë të mirë rasteve, gratë mund të kenë një të tillë dhe të mos e dinë.

Disa infeksione mund të vijnë me asnjë simptomë, ndërkohë për të tjera, disa prej simptomave më të zakonshme janë:

  • Kruarje
  • Një ndryshimë në sasinë e urinës
  • Një ndryshim në ngjyrën e urinës
  • Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
  • Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale etj

Simptomat e infeksioneve vaginale gjithashtu mund të ndryshojnë bazuar në shkakun e infeksionit tuaj.

Disa prej infeksioneve më të zakonshme janë:

  • Infeksionet bakteriale, ku zakonisht disa baktere gjenden në vaginën tuaj.
  • Infeksionet e shkaktuara nga Candida Albicans, një nga infeksionet më të zakonshme. Shumë gjëra, përfshirë antibiotikët, mund të zvogëlojnë numri e baktereve anti-fungale në vaginën tuaj. Ky zvogëlim mund të çojë në infeksion.
  • Trikomoniaza, një infeksion vaginal që shkaktohet nga një parazit dhe mund të kontraktohet përmes marrëdhënieve seksuale.
  • Irrituesit, si sapunët, larësit, parfumet dhe kontraceptivët vaginalë mund ta irritojnë vaginën. Kjo mund të shkaktojnë inflamacion.
  • Në disa raste, mjeku juaj mund të mos jetë në gjendje të përcaktojë shkakun e infeksionit tuaj vaginal. Kjo gjendje njihet si vulvovaginitis jospecifik. Mund të ndodhë tek gratë e çdo moshe, por është më e zakonshme tek vajzat që nuk kanë hyrë në pubertet.

Powered by WordPress