Objekti më i ndritshëm i zbuluar ndonjëherë është gjetur në Universin e largët.
Është një kuazar – që do të thotë një bërthamë e ndritshme e një galaktike që fuqizohet nga një vrimë e zezë gjigante rreth 17 miliardë herë më e madhe se masa e Diellit tonë.
I njohur si J0529-4351, fuqia e objektit u konfirmua në vëzhgimet nga një teleskop sumë i Madh në Kili.
Shkencëtarët e raportuan në revistën Nature Astronomy. Ata thonë se vrima e zezë ka një oreks të pangopur, duke konsumuar masën e barabartë me një Diell çdo ditë.
J0529-4351 u regjistrua si objekt shumë vite më parë, por lavdia e tij e vërtetë sapo është njohur.
“Ne kemi zbuluar një objekt i cili më parë nuk është njohur për atë që është; ai na ka parë në sy për shumë vite sepse ka qenë duke ndezur shkëlqimin e tij për më shumë se sa ka ekzistuar njerëzimi. Por ne tani e kemi njohur atë, jo si një nga shumë yjet në plan të parë në Rrugën tonë të Qumështit, por si një objekt shumë i largët,” tha Christian Wolf, nga Universiteti Kombëtar Australian, për BBC News.
(J0529-4351: Studimi i dritës nga kuazari i lejoi astronomët të vlerësonin jo vetëm shkëlqimin e tij, por edhe distancën e tij.)
Termi kuazar përdoret nga astronomët për të përshkruar një lloj të veçantë “AGN”, ose Bërthamë Galaktike Aktive. Është bërthama shumë energjike e një galaktike e cila fuqizohet nga një vrimë e zezë e pamasë që e tërheq lëndën drejt vetes me një shpejtësi të jashtëzakonshme.
Ndërsa ky material përshpejtohet rreth vrimës, ai copëtohet dhe lëshon një sasi të madhe drite, aq sa edhe një objekt aq i largët sa J0529-4351 është i dukshëm për ne.
Drita e këtij kuazari i janë dashur 12 miliardë vjet për të arritur te detektorët në tokë.
Gjithçka në lidhje me objektin është e habitshme.
Shkencëtarët e përfshirë thonë se energjia e emetuar e bën kuazarin mbi 500 trilion herë më të shkëlqyeshëm se Dielli.
“E gjithë kjo dritë vjen nga një disk i nxehtë grumbullues që është shtatë vite dritë në diametër. Ky duhet të jetë disku më i madh i grumbullimit të materies në Univers,” tha studenti i bashkëautori Samuel Lai.
Shtatë vite dritë janë rreth 15,000 herë distanca nga Dielli në orbitën e Neptunit.