Në kuadër të ndeshjes miqësore mes Manchester City-t dhe Barcelona-s, trajneri Pep Guardiola foli për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me katalanasit, pjesë e të cilëve ka qenë edhe ai vetë në epokën e artë,
I pyetur për Robert Lewandowski-n, të cilin e ka pasur lojtar kur ishte në krye të Bayern Munich, Guardiola u shpreh se është një sulmues i madh.
“Ai është një sulmues i madh, kur merr topa në zonë është i pandalshëm. Shpresoj që të ketë një sezon të mirë”-tha ai.
Duke kaluar tek opinioni personal që ka për Hansi Flick, tani trajner i Barcelona-s, Guardiola tha: “Shpresoj më të mirën për Barçën. Flick është një person i jashtëzakonshëm, ai pati një vit të jashtëzakonshëm me Bayern-in. Është për t’i dhënë atij atë që trajnerët nuk e kanë në shumicën e rasteve, që është koha”.
Në fund i pyetur për talentin që shkëlqeu me Spanjën në Kampionatin Europian, Lamine Yamal, trajneri i City-t theksoi se sulmuesi i Barçës është shumë i veçantë.
“Sa herë që Rodri vjen nga kombëtarja, gjithmonë e pyes dhe ai më flet shumë mirë për të. Këtë mund ta kuptoni nga fakti, se nëse në atë moshë luan vazhdimisht për Barçën dhe pastaj shkon te kombëtarja ndodh sepse është i veçantë. Nëse Xavi e bëri të debutojë është sepse ai pa diçka ndryshe nga të tjerët. Ai do të ketë disa rënie në performancë, por është diçka normale, por vlen të theksohet se ai është shumë i veçantë”-përfundoi Pep Guardiola.