Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Sulmi izraelit në Bejrut, Hezbollahu thotë se komandanti i tyre ishte aty, s’tregon nëse u vra

Sulmi izraelit në Bejrut, Hezbollahu thotë se komandanti i tyre ishte aty, s’tregon nëse u vra

Hezbollahu i Libanit ka thënë se komandanti i saj i lartë ushtarak Fuad Shukr ishte në ndërtesën e Bejrutit të shënjestruar nga një sulm izraelit të martën, por nuk e ka konfirmuar fatin e tij, raporton The Guardian, përcjell Express.

Izraeli pretendoi se e ka vrarë komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukur, në një sulm ajror në një periferi jugore të Bejrutit të nisur si hakmarrje për një sulm me raketë që vrau 12 fëmijë në fundjavë. Hezbollahu ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e fundjavës.

Tre persona, duke përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe 74 të tjerë u plagosën në sulmin izraelit në Bejrut, tha ministria libaneze e shëndetësisë.

Shukur, i njohur gjithashtu si Haxhi Mohsin, shërbeu si krahu i djathtë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, pohoi zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Adm Daniel Hagari.

Si këshilltar për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve të luftës, Shukur ishte përgjegjës për shumicën e armatimit të avancuar të Hezbollahut, duke përfshirë raketa të drejtuara me saktësi, raketa lundruese, raketa kundër anijeve, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe UAV, tha Izraeli.

Për kokën e tij, SHBA ofronte 5 milionë dollarë shpërblim, për shkak të rolit të tij në bombardimin e vitit 1983 të një kazerme detare amerikane në kryeqytetin libanez.

Garda Revolucionare e Iranit tha se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian – është vrarë gjithaehtu gjatë një sulmi në Teheran, duke fajësuar Izraelin.

Powered by WordPress