Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngjarjet e ditës, 31 korrik 2024

Ngjarjet e ditës, 31 korrik 2024

Ngjarjet e ditës, 31 korrik 2024

07:00
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, mban takim me minatorët e këtij gjigandi metalurgjik, pas situatës së krijuar dhe vështirësive financiare. (Menza e minieres, Stan Tërg)

09:00
Shpallet aktgjykimi në rastin e Lulzim Fejzullahut. (Gjykata Themelore Prishtinë)

10:00
Mbahet ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 67. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton listën e dëshmitarëve për intervistim si dhe prezanton raportin e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, voton raportet vjetore të Buxhetit të Shtetit për vitin 2023, të ZKA-së, Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

14:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban takim me liderë të partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve përgjithshme në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)