Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Shamrock Rovers për të avancuar tutje në kualifikueset e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6-2.
Në atë që ishte një ‘festival golash’ bie në sy paraqitja fantastike e tre yjeve shqiptarë, Qazim Laçi, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci.
Laçi fillimisht dha një asistim shumë të mirë nga rivënia këndore në minutën e 41-të për Mathias Ross i cili shënoi për epërsinë e Spartës prej 2-1.
Ndërkohë Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci kombinuan mes vete për golin e katërt të Sparta Pragës, me këtë të parin që asistoi ndërsa Tuci shënoi.
Me paraqitjen e sotme Krasniqi e ka konfirmuar formën fantastike që po kalon tek klubi çek, teksa kujtojmë që ka shënuar një gol në elitën e futbollit çek.
Laçi në anën tjetër me paraqitjen e tij sonte ka dëshmuar edhe një herë tjetër pse është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekipin çek.