A e dini pse vezët ruhen në frigorifer në disa vende, dhe në disa vende të tjera ato ruhen në temperaturën e dhomës?
Sipas kërkimeve të AgroWeb.org rezulton se gjithçka varet nga ajo që ndodh me vezët pasi ato mblidhen.
Pse vezët ruhen në frigorifer
Vezët mund të infektohen me salmonelë nëse bakteret kalojnë nga trakti riprodhues i pulës tek vezët kur ato formohen. Por lëvozhgat mund të kontaminohen edhe nëse prekin jashtëqitjet e pulës. Kjo është arsyeja pse vezët kërkohet të dezinfektohen nëpër pulari. Kur vezët pastrohen, shtresa mbrojtëse natyrale në lëvozhgën e vezës hiqet dhe për këtë arsye vezët duhet të vendosen në frigorifer për t’i mbajtur ato të sigurta për konsum.
Pse disa vende nuk i ruajnë vezët në frigorifer
Në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën, vezët mbetën të palara dhe nuk vendosen në frigorifer. Besohet se vezët kanë një shtresë mbrojtëse që i pengon bakteret të kalojnë nëpër guaskë. Në disa vende evropiane besohet se ftohja nuk kërkohet dhe larja e vezës heq këtë barrier mbrojtëse. Për më tepër, kostoja e pastrimit dhe ftohjes së vezëve mund të jetë e kushtueshme.
Cila mënyrë është më e mira për ruajtjen e tyre?
Një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se metoda e pastrimit dhe ftohjes së vezëve e ndjekur më së shumti në SHBA dha më tepër rezultat për s ai përket cilësisë së tyre.
Si t’i mbani vezët të freskëta
Kur sillni vezët në shtëpi nga dyqani, AgroWeb.org rekomandon t’i vendosni ato menjëherë në frigorifer. Lërini në paketimin origjinal nëse kanë dhe ruajini në pjesën më të ftohtë të frigoriferit, jo në derë. Kartoni i mbron ato nga thyerja dhe nga thithja e aromave të ushqimeve të tjera në frigoriferin tuaj. Nuk ka nevojë të lani përsëri vezët. Dhe nëse jeni duke përgatitur një recetë që kërkon që vezët të jenë në temperaturën e dhomës, asnjëherë mos i lini jashtë për më shumë se dy orë.
Por nëse blini vezë të freskëta nga tregu i fermerëve?
Nëse blini vezë në një treg fermerësh ose në fshat, pyesni shitësit e tyre nëse vezët janë larë. Vezët e lara duhet të ruhen në frigorifer sapo të ktheheni në shtëpi. Rregullat ndryshojnë sipas shtetit nëse prodhuesit e vegjël duhet t’i lajnë vezët. Disa prodhues këshillojnë që vezët e palara të lihen jashtë frigoriferit. /AgroWeb.org