Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Këshillat e duhura për të organizuar lehtë kuzhinën

Këshillat e duhura për të organizuar lehtë kuzhinën

 

Kuzhina për shumicën e shtëpive është një nga pjesët më të rëndësishme e më të përdorura.

E krahas këtyre pohimeve, çfarë mund ta simbolizojë tjetër këtë hapësirë është edhe rrëmuja që krijohet vakt pas vakti.

Enë të palara, lavamanë të mbushur plot dhe elektroshtëpiake që kërkojnë vend për të punuar e për t’u ruajtur.

Të gjithë këto kushte duket sikur nuk plotësohen asnjëherë në një vend të vetëm, por me disa hile të vogla mund të shfrytëzoni më së miri kuzhinën tuaj.

Ndiqni këshillat sipas AgroWeb dhe filloni të rimodeloni kuzhinën tuaj pa shpenzuar dhe pa u lodhur shumë.

Sistemoni ushqimet

Këtu nuk po flasim vetëm për vendosjen e rregullt të paketimeve në rafte, por për një ndarje të mirfilltë.

Blini kuti të posaçme ku ruhen ushqimet dhe fusni në to miellin makaronat, drithërat apo frutat e thata.

Ndajini sipas llojeve dhe shijeve e më pas vendosini në rafte njëra pas tjetrës.

Kjo mënyrë jo vetëm që do t’i bëjë raftet tuaja të jenë më të rregullta, pa qese që rrëshkasin sapo i hapni, por edhe do ta bëjë më të thjeshtë procesin e të gatuarit.

Nuk do të keni më nevojë të hapni dhe mbyllni qeset, përbërësit tuaj do të qëndrojnë të freskët për një kohë të gjatë.

Rafti me kosh

Mund të duket si një shpenzim i kotë i hapësirës shumë të vyer në kuzhinë, por nëse mendoni me kujdes, këtu mund të fusni të gjithë paisjet elektroshtëpiake.

Sigurisht ato që i përkasin kuzhinës, si mikseri, shtrydhset, blender, çajnikët, apo makinëritë e vogla të kafesë.

Mbajtësja e letrave

Letrat e kuzhinës janë një aksesor i cili nevojitet vazhdimisht  për të mbaruar thuajse çdo punë.

Çfarë është po kaq e rëndësishme është vendi ku këto letra qëndrojnë.

Për t’i mbajtur sa më të organizuara instaloni në kuzhinën tuaj një mbajtëse letrash ose blini një të tillë inoksi.

Ruajtja e erëzave

Shijet e veçanta të kuzhinës kërkojnë po ashtu mbajtëse të veçanta e të sigurta për to.

Kështu që zgjidhni një mbajtëse erëzash të lëvizsshme ku të mund të mblidhni të gjithë kutitë e vogla të tyre.

Ruajeni në një ambient të errët e të thatë dhe nxirreni sa herë të gatuani.

Varësja e tiganëve

Tiganët zënë shumë vend dhe nuk janë praktikë për t’u mbajtur në rafte të mbyllura.

Nxjerrja dhe sistemimi i tyre sa herë që doni të skuqni diçka mund të kthehet në një stress shumë më të madh se vetë gatimi.

Prandaj ne ju sugjerojmë që të zgjidhni metodën e varjes së tyre.

Përcaktoni një vend me hapësirë në kuzhinë, vendosni varëset e posaçme për toganët, kullesat e mjete të ngjashme dhe përfitoni nga komoditeti.

Kjo mënyrë është gjithashtu një fjalë e fundit e arkiteturës dhe dekorit të brëndëshëm të shtëpive.

Bashkë me këto këshilla përshtasni çdo hapësirë boshe të kuzhinës tuaj me varëse të vogla, mbajtëse orendish apo kuti ku mund të fusni ushqime të ndryshme./AgroWeb.org

Powered by WordPress