Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Shfaqet një emër i ri befasues si kandidat potencial për ta marr drejtimin e Anglisë

Shfaqet një emër i ri befasues si kandidat potencial për ta marr drejtimin e Anglisë

Një kandidat i ri është shfaqur për të marr drejtimin e Anglisë, teksa Federata Angleze e Futbollit po vazhdon kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e Gareth Southgate.

Southgate u largua nga posti i trajnerit të Anglisë pas humbjes në finale të Euro 2024 ndaj Spanjës.

Ishte kjo finalja e dytë rresht që Anglia e humb, pasi paraprakisht kishin pësuar humbje ndaj Italisë në finale të Euro 202 pas ekzekutimit të penalltive.

Ani pse Southgate relativisht shijoi disa suksese me kombëtaren, ai nuk ishte në gjendje që t’ia sigurojë atyre një trofe, ndërsa hera e fundit kur ata e kanë bërë këtë ishte në vitin 1966 në Kupën e Botës.

Eddie Howe, Graham Potter dhe Lee Carsley ishin në mesin e tre kandidatëve që përmendeshin si favoritë për drejtimin e Anglisë, por tani një tjetër emër është zbuluar.

Sipas The Sun, trajneri Kieran McKenna është futur në mesin e kandidatëve pas suksesit që arriti duke siguruar promovimin në Ligën Premier me Ipswich Town.

Drejtori teknik iFederatës Angleze të Futbollit, John McDermott, është ngarkuar me detyrën për të krijuar një listë të ngushtë të kandidatëve për zëvendësimin e Southgate dhe ai ka punuar me McKennan më herët tek Tottenhami.

McDermott ishte shefi i trajnerëve dhe thuhet se është një ‘fans i madh’ i asaj që McKenna ka arritur gjatë kohës së tij në Londrën veriore.

McKenna u largua nga Tottenhami në vitin 2016 për t’u bërë pjesë e Manchester United si trajner i U18 ndërsa eventualisht u bë asistent në ekipin e parë.

Powered by WordPress