Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Fazliu për medalje përballet me kroaten Kristo

Fazliu për medalje përballet me kroaten Kristo

Laura Fazliu në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë do të përballet me xhudisten kroate Katerina Kristo.

Kristo ishte në gjysmëfinale me meksikanen Awiti Alkaraz, e cila e mposhti me ippon.

Ndërkaq, Laura Fazliu ka mposhtur kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard në repesazh.

Fazliu siguroi fitoren me pikë të artë ndaj kanadezes.

Kosovarja është përballur katër herë me të. Kishte dy fitore dhe dy humbje.

E kishte mposhtur në vitin 2022 e së fundi më 21 maj të këtij viti në luftë për medalje të bronztë botërore. Ndërkohë vjet i kishte dy humbje.

Powered by WordPress