Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > AKP: 5 pika të karburantit nën administrimin e Agjencisë së Kosovës për Privatizim punuan pa licensim e fiskalizim

AKP: 5 pika të karburantit nën administrimin e Agjencisë së Kosovës për Privatizim punuan pa licensim e fiskalizim

Agjencia Kosovare e Privatizimit me anë te një komunikate për media ka njoftuar se pesë pika të karburanteve nën administrimin e AKP-së në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçit janë duke operuar pa licencim, si dhe pa fiskalizim.

Në njoftim bëhet e ditur se AKP së bashku me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Doganës së Kosovës, nën mbështetjen e Policisë së Kosovës më 16 korrik 2024, kanë dalë në terren për të inspektuar pikat në fjalë.

Komunikata e plotë për media:

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar informata se qiramarrësit e pesë pikave të karburantit, njëherit asete nën administrimin e Agjencisë së Kosovës për Privatizim në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçit janë duke operuar pa licencim, si dhe pa fiskalizim, që përbën shkelje të kontratës së qirasë. Me këtë rast AKP së bashku me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Doganës së Kosovës, nën mbështetjen e Policisë së Kosovës më 16 korrik 2024, kanë dalë në terren për të inspektuar ato, me ç’rast është vërtetur se tri pika të karburanteve (dy në Zubin Potok dhe një në Mitrovicë-Veri) nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara.

Ndërsa, më 22 korrik 2024 janë inspektuar edhe dy pika të karburanteve, njëra në Zveçan dhe tjetra në Leposaviç të cilat pas verifikimit kanë rezultuar njësoj të palicencuara. Për më tepër, tri prej këtyre pikave shitëse kanë qenë të brenduara me shenja të NIS, përkundër që AKP nuk ka pas ndonjëherë kontrata të qirave apo çfarëdo lloj komunikimi me NIS. Duke marrë parasysh këto shkelje, AKP-ja ka ndërprerë menjëherë që të pesë kontratat e qirasë.

Nga informatat që kemi, me lejen e inspektoratit, operatorëve të naftës u është lejuar tërheqja e karburanteve të naftës nga këto pika shitëse të karburanteve, karburante të cilat importuesit/shitësit me shumicë i kanë shitur tek qiramarrësit e deritanishëm. Ndërkohë AKP ka pranuar kërkesë zyrtare nga EXFIS për marrje të disa pikave shitëse me qira direkte dhe me rastin e parashtrimit të kërkesës është keqkuptuar se të njëjtit mund të vazhdojnë me brendim të pikës shitëse.

Pasi që AKP e ka pranuar informatën se ka brendim të kësaj pike shitëse, menjëherë e ka sqaruar keqkuptimin me EXFIS të cilët i kanë larguar të gjitha brendimet, marrë parasysh që këto pesë pika shitëse ende nuk janë dhënë me qira, rrjedhimisht janë të lira.

Me marrjen e informatës nga AKP, se ka brendim të kësaj pike shitëse, EXFIS menjëherë ka larguar të gjitha brendimet, marrë parasysh që këto pesë pika shitëse ende nuk janë dhënë me qira, rrjedhimisht janë të lira.

 

Andaj, AKP më 26 korrik 2024 ka shpallur dhënien me qira të këtyre pikave shitëse, e cila është e hapur për 14 ditë, të cilën mund ta gjeni në këtë link: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35.

 

AKP beson se me shpalljen publike do ta mundësoj konkurrencën me mundësi të barabarta për të gjithë operatorët e interesuar në një proces të hapur dhe transparent.

 

Ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen e ofertave të premten, më 09 gusht 2024 në ora 12:00.

Powered by WordPress