Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Winnie Harlow mahnit me fustanin e personalizuar nga Tabja për 30-vjetorin e saj

Winnie Harlow mahnit me fustanin e personalizuar nga Tabja për 30-vjetorin e saj

Tabja, me bazë në Kosovë, ka arritur një sukses të madh në industrinë ndërkombëtare të modës. Së fundi, supermodelja e njohur Winnie Harlow festoi 30-vjetorin e saj duke veshur një fustan të mahnitshëm të punuar nga Tabja.

Përndryshe, Winnie është një ndër modelet e para me vitiligo në industrinë e modës, sëmundje e lëkurës kjo që shkakton disa pjesë të lëkurës të humbin ngjyrë.

Megjithëse me bazë në një vend të vogël si Kosova, Tabja ka ndërtuar një prani të fortë ndërkombëtare, me klientë të kënaqur në mbarë botën. Fustanet e mrekullueshme të markës eksportohen në mbarë globin, duke e bërë Tabja-n sinonim me luksin dhe ekskluzivitetin.

Zgjedhja e Winnie Harlow për të veshur një fustan të Tabja-s në ditëlindjen e saj është një dëshmi e ndikimit te markes ne fushen e modes. Kjo nxjerr në pah talentin dhe potencialin që ekziston në Kosovë.

Tabja vazhdon të bëjë jehonë në industrinë e modës. Bashkëpunimi me Winnie Harlow vjen pas shume bashkepunimeve tjera te suksesshme me Dafina Zeqirin, Carmen Electra, Pokimane, Ninoska Vasqueza, etj.

Me një përkushtim ndaj përsosmërisë dhe një vizion global, Tabja është e vendosur të ngrejë statusin e Kosovës në botën e modës.

Powered by WordPress