Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Shenjat që tregojnë se veza është e prishur

Shenjat që tregojnë se veza është e prishur

 

Është një produkt i përditshëm konsumi, me të cilin nis përgatitja e mëngjesit por edhe e gatimeve të ndryshme.

Por edhe vezët prishen. AgroWeb.org sjell më poshtë detajet se si të dalloni që vezët janë të prishura.

Nëse e bardha e vezës ka marrë një nuancë rozë ose të kuqe, atëherë tregon se veza është e prishur dhe e ndotur nga bakteret.

Për pasojë, kjo vezë nuk duhet ngrënë asnjëherë.

Ka raste kur brendësia e vezës merr një nuancë të gjelbër.

Edhe në këto raste veza nuk duhet ngrënë sepse përmban bakterin Pseudomanas.

Është pikërisht ky bakter që prodhon një pigment florishent me nuancë të gjelbër që është e dëmshme për organizmin e njeriut.

Kujdesi tek thyerja e vezës 

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se për përcaktimin e cilësisë së vezës është e nevojshme të jeni të kujdesshëm në thyerjen e saj.

Nëse do të gatuani omletë, ekspertët rekomandojnë që vezët t’i thyeni një e nga një dhe në enë të ndryshme.

Kësisoj nëse një vezë del e prishur, nuk do të rrezikojë të gjithë recetën.

Si të Dalloni Freskinë e Vezëve

Testi i Zhytjes

Një nga këto është testi i zhytjes së vezëve në një gotë të mbushur me ujë.

Nëse xhepi i vezës përmban pak ajër, ateherë veza do të zhytet plotësisht në fund të gotës dhe do të pozicionohet krejtësisht horizontalisht.

Nëse veza nuk është krejt e freskët, atëherë sasia e ajrit brenda xhepit do të bëjë që veza të zhytet dhe të fundoset në fund të gotës së ujit, por maja e saj do të jetë më e ngritur dhe jo plotësisht në pozicion horizontal.

Ky është tregues se veza nuk është shumë e freskët, por përsëri është e konsumueshme.

Nëse veza ngrihet mbi fundin e gotës dhe pluskon në gotën me ujë, kjo tregon së xhepi është plot me ajër.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një vezë krejt të ndenjur dhe bajate, e cila nuk këshillohet për t’u konsumuar.

Testi Tjetër

Testi tjetër që mund të kryeni në kushtet e shtëpisë ka të bëjë me vezën e hapur në një pjatë.

Veza e freskët do të qëndrojë bukur në pjatë, e verdha e saj është e tonifikuar plotësisht dhe rri e ngritur lart, ndërsa rrethohet nga dy rrathë të bardhash.

Rrethi i parë është më xhelatinoz dhe mbulon të verdhën, ndërsa tjetri i mbivendoset të parit.

Nëse veza nuk është e freskët, e verdha e saj do të jetë më e ulët dhe e shfryrë në pjatë, ndërsa e bardha do të jetë vetëm një rreth.

Kur veza është bajate dhe krejt e ndenjur, ateherë e verdha e saj do të jetë krejtësisht e shfryrë dhe e sheshtë, ndërsa e bardha që e rrethon do të duket krejt e ujshme.

Për më tepër, ndiqni videolajmin AgroWeb./AgroWeb.org

Powered by WordPress