Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka...

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të...

Jeta e shtrenjtë e Encës, zbulon çantat firmato

Që ka një jetë luksoze tashmë dihet. Këngëtarja shqiptare Ruensa...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Turqia dhe Armenia shënojnë përparim në bisedimet për normalizim

Extra AL PVC

Turqia dhe Armenia i rifilluan të martën bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, pas një ndërprerjeje dyvjeçare, dhe u pajtuan për t’i thjeshtëzuar rregullat e vizave për disa bartës pasaportash, thanë këto dy vende.

Ankaraja i prishi marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Jerevanin në vitin 1993, pasi e mbështeti Azerbajxhanin gjatë luftës së tij me Armeninë për rajonin Nagorno-Karabak. Në vitet e fundit, Turqia i ka forcuar lidhjet me azerbajxhanasit me përkatësi etnike turke.

Prej se përfundoi konflikti në Nagorno-Karabak, Turqia ka kërkuar t’i përmirësojë marrëdhëniet historikisht të tensionuara me Armeninë. Por, ajo ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve varet nga përparimi në bisedimet për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Të dërguarit e posaçëm të Turqisë dhe Armenisë mbajtën rundin e pestë të bisedimeve të martën në kufirin që ndahen dy vendet, thanë Ministritë e Jashtme të të dyja vendeve në një komunikatë për media.

Ata u pajtuan që të bëhet vlerësimi i kushteve teknike për rihapjen e pikë kalimit kufitar Akyaka-Akhuik për transportin hekurudhor, si dhe për thjeshtëzimin e procedurave dypalëshe për vizat për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, thuhet në komunikatë.

Palët gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve paparakushte, por nuk treguan se kur do të mbahet rundi i radhës i bisedimeve.

Turqia dhe Armenia për kohë të gjatë kanë pasur mosmarrëveshje, kryesisht për shkak të 1.5 milion armenëve të cilët Jerevani thotë se u vranë më 1915 nga Perandoria Osmane, paraardhësja e Turqisë së sotme.

Armenia thotë se kjo përbën gjenocid. Turqia e pranon se shumë armenë që jetuan në Perandorinë Osmane u vranë në betejat me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, por e kundërshton shifrën dhe e mohon se ka pasur gjenocid. /REL/

spot_img

Të fundit

Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka...

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të...

Jeta e shtrenjtë e Encës, zbulon çantat firmato

Që ka një jetë luksoze tashmë dihet. Këngëtarja shqiptare Ruensa...

Erjola Doçi duket joshëse në ndryshimin e ri në pamje

Erjola Doçi është ndër moderatoret më të komentuara sa...

Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë ‘një përvojë intensive diplomatike e përqendruar në...

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit...

Jeta e shtrenjtë e Encës, zbulon çantat firmato

Që ka një jetë luksoze tashmë dihet. Këngëtarja shqiptare Ruensa Haxhia ka “goditur” ditën e sotme me një video nga koleksioni i çantave. Aty shihet se...