Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > 7 gjërat që mund të riparoni fare lehtë me manikyrin e thonjve

7 gjërat që mund të riparoni fare lehtë me manikyrin e thonjve

Manikyri mund të përdoret për shumë më tepër sesa thjesht për t’i dhënë ngjyrë dhe bukuri thonjve tuaj.

Ju mund ta shfrytëzoni manikyrin për të riparuar dëmtimet që mund të ketë pësuar një veshje ose sipërfaqe të ndryshme.

AgroWeb.org ju njeh më poasht me disa mënyra se si mund të përdorni me zgjuarsi manikyrin.

Lëmoni një sipërfaqe druri të dëmtuar

Ju mund të limoni një sipërfaqe druri me një shtresë manikyri pangjyrë, ndërsa për sipërfaqet e gërvishtura, së pari gjeni një ngjyrë që përputhet me llojin e drurit tuaj.

Parandaloni njollat ​​e ndryshkut

Lyejeni pjesën e poshtme të kanaçeve metalike me manikyri të tejdukshëm për të parandaluar zhvillimin e ndryshkut dhe njollosjen e sipërfaqeve ku i mbani këto sende.

Ndaloni zgjerimin e një grimë në geta

Që një vrimë të vogël në geta që të mos përhapet edhe më tepër, ju mund të lyeni vendin e dëmtuar me një manikyr të tjedukshëm.

Ndaloni përkeqësimin e plasaritjes së xhamit të makinës

Ndaloni një çarje të vogël të xhamit të përparmë të makinës të përparojë, duke e lustruar me një manikyr të tejdukshëm.

Lyeni vendin e plasaritur në të dy anët e xhamit. Lëvizeni makinën në diell për ta lënë të thahet.

Edhe pse sërisht do t’ju duhet të riparoni xhamin, ju do të fitoni më tepër kohë derisa ta bëni këtë.

Lyeni kokat e lidhëseve të dëmtuara të këpucëve

Nëse koka e lidhëses është dëmtuar dhe nuk hyn me lehtësi në vrimat e këpucës, provoni ta lyeni me një manikyr të tejdukshëm. Jepini formë dhe lëreni të thahet.

Fshihni shenjat e gërvishtjeve në këpucë ose çantë

Mbushni një gërvishtje me një manikyr që përputhet me ngjyrën e çantës ose këpucës tuaj. Askush nuk do ta vërë re!

Parandaloni ndryshkjen e vendit të gërvishtur në makinë ose biçikletë

Një gërvishtje e vogël ose pjesë ku boja është copëtuar mund të shkaktojë ndryshk sapo pika të ekspozohet ndaj elementeve klimaterikë. /AgroWeb.org

Powered by WordPress