Pep Guardiola konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë, megjithatë ai nuk e harron të kaluarën e tij.
Trajneri spanjoll me plot krenari e thotë se Barcelona është e veçantë për të, pasi falë klubit katalunas ai sot konsiderohet si një nga më të mirët.
“Barcelona, për mua personalisht, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë kaq e veçantë”, tha Guardiola.
“Unë jam këtu falë Barcelonës, përndryshe nuk do të jem këtu. Ata më dhanë gjithçka, absolutisht gjithçka. Dhe kjo është e vërteta”.
“Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që më dhanë”, deklaroi Pep.
Guardiola nënshkroi për La Masia të Barçës në mesin e viteve 80-ta dhe vazhdoi të ishte kapiten i klubit përpara se të largohej në 2001 si një veteran i kompletuar.
Pep u rikthye te Barca si trajner në 2007 dhe në vitet në vijim arriti më shumë sukses në një vit sesa mund të mburret ndonjë nga paraardhësit e tij.
Trajneri spanjoll mbetet një anëtar nderi i FC Barcelona, por ende mbetet pikëpyetje nëse ai do ta drejtojë sërish klubin.