Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Takimi për datën e zgjedhjeve, letra që Ramush Haradinaj ia dërgoi Osmanit (Dokument)

Takimi për datën e zgjedhjeve, letra që Ramush Haradinaj ia dërgoi Osmanit (Dokument)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin konsultativ që e thirri ajo për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Haradinaj në letër tha se pas konsultimit me Kryesinë e partisë së tij është vendosur që ai të shkojë në takim.

Lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim, e cila do të përfaqësohet nga nënkryetari i parë, Glauk Konjufca.

“LV do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani. Besoj që do të shkojë nënkryetari i parë i LV’së, Glauk Konjufca”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe dy partitë tjera opozitare, PDK dhe LDK.

Takimi është planifikuar për 31 korrik.