Një ekspozitë me 85 artistë të shek. XX është hapur në Universitetin e Arteve nga Galeria Kombëtare.
Emra të njohur, artistë të dënuar që shënjuan historinë e artit dhe lëvrues që kanë arritur të bëjnë vend në ekspozitën e titulluar “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX”.
Ekspozitës që synon të pasqyrojë psikologjinë shqiptare në artet pamore nuk i mungon një vepër e hershme e kryeministrit “Pikëllimi i netëve kosovare”, që i përket vitit 1989-të.
Emra, kohë, rryma, qasje, forma, tema e stile bashkohen në këtë ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 15 gusht.