Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.
Këtë për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta”, ka thënë Xhemajli.
Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut deri tani e kanë konfirmuar edhe PDK e LDK.