Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pse disa konflikte marrin vëmendje ndërkombëtare e disa të tjera harrohen?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Jo të gjitha luftërat dhe konfliktet marrin të njëjtën vëmendje ndërkombëtare. Disa prej tyre i dominojnë ballinat e mediave, e për të tjera thuajse diskutohet pak ose aspak. Kështu ka qenë historikisht. Por kjo ripërsëritje tragjike e historisë nuk mungon as tani. Arsyet e kësaj qasje asimetrike, mund të jenë komplekse. Disa konflikte kanë implikime më të rrezikshme gjeopolitike, e disa të tjera që zhvillohen na margjina të rendit ndërkombëtare nuk e kanë këtë peshë.

Kështu bie fjala, prej se ka filluar pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia, kjo luftë ka krijuar një mobilizim të jashtëzakonshëm politik, medial dhe social në përmasa planetare. Kuptohet si e tillë ajo zhvillohet në kontinentin e Evropës, dhe përbën një cenim flagrant të së drejtës ndërkombëtare, e cila mëton ta ruajë integritetin territorial të çdo shteti të njohur ndërkombëtarisht, si një kusht për paqe dhe rend demokratik.

Po ashtu, bota ka reaguar më shqetësim edhe prej se ka filluar konflikti në rripin e Gazës, nga intervenimi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit kundër grupit terrorist të Hamasit, pas sulmit të këtij të fundit mbi shtetin e Izraelit ku mbeten të vrarë mbi 1200 civilë dhe u kidnapuan rreth 250 persona. Edhe në këtë rast, spiralja e dhunës ka rrezik të ketë pasoja regjionale dhe implikime më te gjera globale. Dihet nga të gjithë rëndësinë që e posedon Lindja e Mesme. Madje, ky rajon u ndodh në zgrip të këtij momenti apokaliptik, pas sulmit të Iranit me raketa mbi territorin e Izraelit, në shenjë hakmarrje pasi ky i fundit kreu një sulm mbi konsultën e Teheranit në Damask, ku mbeten të vrarë disa pjesëtarë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike.

Ndërkohë, ditët e fundit është shtuar frika se një luftë tjetër totale mund të bëhet e pashmangshme, ndërmjet Izraelit dhe grupit të armatosur të Hezbollah-ut në Liban, për shkak të sulmit këtij grupi ndaj një qyteti në Lartësitë Golan, që kontrollohet nga Izraeli, ku mbeten të vrarë 12 fëmijë. Por, në këtë rajon ka kohë që zhvillohen edhe konflikte tjera, sikur ai në Jemen. Mirëpo, ai u bë shqetësim serioz për botën, vetëm kur grupi rebel Huthi, filloi sulmet mbi anijet tregtare në Detin e Kuq, duke kërcënuar qarkullimin ekonomik global.

Sidoqoftë, një nga luftërat më harruara që po zhvillohet aktualisht, është ajo në Republikën Demokratike të Kongos. Dhe kjo heshtje globale mbetet simptomatike për shumë arsyeje. Territori i këtij shteti në pjesën me madhe lindore kontrollohet nga një grup i armatosur i quajtur M32, i cili mbështetet më logjistikë, armatime dhe financa nga Ruanda. Kriza humanitare e këtij konflikti është e tmerrshme. Bie fjala, vetëm vitin e kaluar, organizata e njohur “Mjekët pa Kufij”, kishte lajmëruar se kishte trajtuar, mbi 25 mijë gra të dhunuara seksualisht. Por përsëri mediume sikur New York Times, “për 12 muaj kanë shkruar vetëm 54 shkrime për luftën në Kongo, kurse bie fjala për atë në Ukrainë 2.969”

Sipas Jason K. Serans, në shkrimin “The Forgotten War in Congo-To Stop the Growing Crisis in the Country’s East, the West Must Pressure Rwanda” të botuar para pak dite në Foreign Affairs, kjo luftë nuk është se nuk mund të ndalet me një presion të Perëndimit. Sepse Ruanda në masë të madhe varet nga asistenca e jashtme perëndimore. Madje, një gjë e tillë edhe kishte ndodhur , kur Kigali nën presionin e këtyre shteteve tërhoqi mbështetjen për grupin M23, dhe trupat e këtij të fundit u shkapërderdhen. Por me kalimin e kohës ndryshuan gjerat, çfarë ka ndikuar që Perëndimi të jetë hezitues ta përdorë të njëjtën levë kundër Ruandës. Dhe për më tepër, ka filluar ta trajtojë Kigalin si njëri nga partnerët kryesor gjeopolitik në Afrikën qendrore, përkundër invazionit nëpërmjet forcave proxy në territorin e Kongos.

Sipas shkrimit në fjalë, ky hezitim i befasishëm mund te jetë edhe i kushtëzuar nga dinamikat politike dhe ekonomike që po krijohen dita ditës si dhe nga konkurrenca e ashpër globale për pasuritë minerale.

Raunda, përpos që është bërë njëri partnerët kryesorë për të neutralizuar ndikimin e forcave mercenare ruse, po ashtu është shndërruar në eksportuesin kryesor të pasurive minerale në rajon. Dhe shume nga këto miniera ndodhen pikërisht në rajonit të qyteti Goma që është i pasur me minerale, sikurse kobaltit, ari, litiumi etj . Zotërimi i tyre është bërë jetik për shtetet e fuqishme industriale, në mënyrë që ta mbajnë ritmin ekonomik në konkurrencë me Kinën. Dhe sidomos kur marrim parasysh faktin se Pekini është njëri nga investuesit kryesor në Republikën Demokratike të Kongos. Kina sot kontrollon shumicën e minierave të kobaltit në Kongo, në nëntokën e së cilës gjenden shumica e rezervave të metalit të rrallë të nevojshëm për llojin më të zakonshëm të baterive.

Kështu, ky shtet është shndërruar në një në një minierë ari për Ruandën, e cila edhe sipas shifrave të Departamentit amerikan të Shtetit, është duke eksportuar më shumë materiale të kësaj natyre se sa ka kapacitete për të prodhuar në territorin e saj zyrtar. Por asnjë nga këto fakte nuk e ka penguar Komisionin Evropian, që para pak kohe të nënshkruajnë një momerandum bashkëpunimi për shfrytëzimin lëndëve të para.

Pra ky apetit për “mineralet e përgjakura” që po bëhet gjithnjë e më sfidues për lojtarët kryesorë politikë dhe ekonomikë global, sipas shumë analistëve është shndërruar në shkakun kryesor të riciklimit gjithnjë e më fatal të këtij konflikti, por edhe njëkohësisht të harresës publike për tragjeditë që është duke i prodhuar. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...