Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka ftuar zyrtarisht krerët e partive politike, për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve, raporton TV Arbëria.
Sipas Kushtetuës dhe Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, ku është theksuar në letrën e dërguar liderëve të partive politike nga Presidentja Osmani, periudha kohore për zgjedhjet është nga 26 janar deri më 16 shkurt në 2025.
Rreth kësaj çështje, në një prononcim për TV Arvbëria, analistit politik Fidan Ukaj, ka deklaruar se Kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje ose të sigurohet dy të tretat në Kuvend që të shpërndahet.
Sipas vlerësimit të analistit muaji nëntor do të ishte koha ideale për mbajtjen e këtij procesi zgjedhor edhe pse për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Nëse shkojm në afatet e rregullta kohore janari dhe shkurti është koha për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, megjithatë mendoj se muaji nëntor do të ishte koha ideale për mbajtjen e këtij procesi zgjedhor edhe pse për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë kohë duhet të japë dorëheqjes Kryeministri ose të sigurohen dy të tretat në Kuvend që të shpërndahet”, konstaton Ukaj.
Më tej, Ukaj thekson se në respektim të qytetarëve partitë politike duhet t’u mundësojnë të mabhet ky proces zgjedhor në kohë më të përshtatshme
“Mendoj se partitë politike në respekt të qytetarëve duhet t’u mundësojnë të mbahet ky proces zgjedhor në kohë më të përshtatshme”, potencon ai për TV Arbëria.