Laura Fazliu e ka nisur me sukses aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.
Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi atë të parën ishte pa luftë për shkak që është lartë në ranglistë.
Fazliu e arriti çerekfinalen, pasi mposhti kinezen Jing Tang.
Garuesja kosovare si fituese u përcaktua pasi kundërshtarja e saj mori tre shidove.
Me këtë fitore Fazliu kalon në çerekfinale dhe synon që të fitojë medalje olimpike në Paris.
Laura ende nuk është njoftuar me kundërshtaren e saj, meçin e radhës pritet ta ketë pas rreth 30 minutash.