Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Një notare u përjashtua nga Olimpiada sepse shkoi për të parë Kullën Eiffel!

Një notare u përjashtua nga Olimpiada sepse shkoi për të parë Kullën Eiffel!

Notarja braziliane Ana Carolina Vieira u përjashtua nga delegacioni sportiv i vendit të saj pasi vizitoi Kullën Eiffel pa leje për t’u larguar nga fshati Olimpik, njoftoi agjencia DPA.

Komiteti Olimpik Brazilian tha se Ana Vieira u largua nga fshati Olimpik me notarin Gabriel Santos pa leje të premten më 26 korrik. Për arratisjen e tyre delegacioni mësoi nga fotot e publikuara në rrjetet sociale.

Santos mori një paralajmërim ndërsa Vieira u përjashtua nga skuadra për reagimin në një “mënyrë mosrespektuese dhe agresive”.

“Ne nuk jemi këtu për argëtim apo për pushime. Ne jemi këtu për të punuar për Brazilin, për më shumë se 200 milionë taksapaguesit që punojnë për ne,” tha trajneri brazilian i notit Gustavo Otsuka.

Powered by WordPress