Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > IKSHPK-ja jep këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarpërit: Thirr ndihmën e shpejtë, mos e lidhni plagën

IKSHPK-ja jep këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarpërit: Thirr ndihmën e shpejtë, mos e lidhni plagën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka dhënë disa këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarpërit.

IKSHPK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se fillimisht nëse jeni të kafshuar nga gjarpëri, duhet të mos lëvizni shumë dhe sa më parë të shtriheni në krahë, ndihma e parë elementi kryesor si dhe lëvizni me ngadalë duke u larguar nga gjarpri etj.

“Qëndroni të qetë, lëvizni ngadalë duke u larguar nga gjarpri, shpërlani sytë me ujë të rrjedhshëm në rast se janë prekur nga pshtyma e gjarpërit, lëreni zonën e kafshimit apo plagën të qetë, shtrijeni në krah të kafshuarin nga gjarpëri, merrni sa më pare ndihmën e shpejt etj”, këto janë disa këshilla se cilat veprime duhet të marrim nëse kafshoheni nga gjarpëri.

Gjërat të cilat nuk duhet bërë asesi janë: mjekimi i kafshimit me metoda tradicionale, mos të sulmohet gjarpri, mos të fërkohen sytë pasi që mund të shpërndahet helmi, mos e lidhni zonën e kafshimit, mos e pastroni, preni apo thitheni plagën etj.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoj se në vendin tonë jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve, edhe lloji helmues Vipera Ammodytes i cili njihet si gjarpri i gurit-nëpërka.