Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Specialja vendosë ta pranojë kërkesën e Mustafës për shqyrtim të uljes së dënimit

Specialja vendosë ta pranojë kërkesën e Mustafës për shqyrtim të uljes së dënimit

Rasti i Salih Mustafës, i cili u dënua me 22 vjet burgim, nga Gjykata Speciale do kthehet në Gjykatën e Apelit.

Sipas njoftimit “Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë z. Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit”.

Supremja me këtë rast ia ktheu cështjen përsëri Apelit për ta shqyrtuar uljen e dënimit.

“Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Sali Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u paraqit pas lëshimit të aktgjykimit të apelit në çështjen e tij. Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë z. Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit.

Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg.

Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Powered by WordPress