Dy vendimet më të fundit për Serbinë në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, kanë treguar që Kosova po vazhdon të cenohet në këtë aspekt, shkruan TV Arbëria.
Lidhja e partneritetit ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë, për shfrytëzimin e pasurive minerale të këtij shteti për nevojat e industrisë gjermane dhe vendimi për njeohjen e pasaportave ilegale serbe të lëshuara nga Beogradi për të lëvizur lirshëm serbët e Kosovës në Zonën Schengen, janë dy lëvizje që e kanë goditur në një formë ose tjetër diplomacinë e Kosovës.
Kosova po vazhdon të jetë nën sanksione që nga korriku i vitit të kaluar.
Presidentja Vjosa Osmani, pas vendimit për njohjen e këtyre pasaportave, gjatë një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka potencuar se, “ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”.
Po ashtu edhe i pari i shtetit Albin Kurti ka hedhur krititka pas këtij vendimi, ku cilëson se ky vendim është i dëmshëm dhe i padrejtë.
Kosova ka marrë kritika nga ndërkombëtarët vazhdimisht sidomos nga zgjedhja e kryetarëve në katër komunat veriore.
Ku dhe pas kësaj u fut nën sanksione për veprime të njëanëshme dhe për destabilizim të situatës.
Presioni ndaj Kosovës nuk ka ndaluar as pas sulmit të 24 shtatorit ku Kosova ka marrur vazhdimisht kritika për veprime të një anëshme dhe pa kordinim me faktorët ndërkombëtar. /TV Arbëria