Në Drenas janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje dhe në gjendje të dehur e kanë sulmuar fizikisht një person.
Ai më pastaj me një kaçavidë i ka dëmtuar veturën njërit prej të dyshuarve.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.