Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Koci thotë se është dhënë mostra e nënës së Faton Hajrizit

Koci thotë se është dhënë mostra e nënës së Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se mostra, strishoja nga nëna e Faton Hajrizit, është dhënë, kërkesë që ia kishin bërë autoritetet në Serbi për identifikimin e trupit të Hajrizit.

Koci i cili është angazhuar nga familja Hajrizi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, i cili dyshohet se është vrarë në Serbi, ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planit.

“Strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!”, ka shkruar Koci në Facebook.