Përveç xhudos me Laura Fazliun, shteti i Kosovës sot përfaqësohet edhe me një garues në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Fjala është për notarin Adell Shaboviq, i cili do të debutojë sot në Lojërat Olimpike.
Notari kosovar garon në disiplinën e 100 metra stil i lirë. Garat e notit në këtë disiplinë nisin më ora 11:00.
Deri më tani Kosova ka siguruar një medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike, medalje të cilën e rrëmbeu xhudistja Distria Krasniqi.