Gjatë këtyre ditëve u aludua shumë në mediat rozë për një prishje të raportit mes Einxhel Shkirës dhe DJ Dagz.
Kjo u tha pasi bukuroshja nga Shqipëria nuk i bëri një urim partnerit të saj me rastin e ditëlindjes.
Pavarësisht kësaj, dyshja duket se po vazhdojnë romancën e tyre me të njëjtin ritëm.
Prezantuesja ishte e pranishme së fundmi në festivalin Sunny Hill, ku performoi Dagz me PM.
Përveç stilit të veçantë, zeshkania mbante në qafë dhe një varëse me emrin, Dagz.
“Mbështetja ime më e madhe”, ka shkruar ai.
Shkira në anën tjetër sipër postimit ia ktheu: “Përgjithmonë”.
Çifti ka së bashku një djalë të quajtur, Trev.