Edhe trajneri i madh, Pep Guardiola ka fjalë të mëdha për yllin spanjoll, Lamine Yamal.
“Lamine Yamal është i jashtëzakonshëm”, tha Pep Guardiola në konferencën e tij për shtyp përpara miqësores Barca-Man City.
“Shpresojmë që kur të jetë 25 vjeç, ne nuk do të jemi të lodhur prej tij. Ai luan shumë mirë, ai është vendimtar”.
Barcelona do të përballet me Man City në 24 orët e ardhshme, por Lamine nuk do të jetë i disponueshëm për të luajtur lojën pasi ai është ende në pushime.
City i Guardiolës do të hyjë në lojë me skuadrën më në formë pasi ka luajtur tashmë dy ndeshje parasezonale, ndërsa Barça ka luajtur vetëm një miqësore me dyer të mbyllura.