Spanjolli Carlos Sainz Jr. (29) largohet nga Ferrari në fund të këtij sezoni dhe do të vozisë për Williams për dy vjetët e ardhshme, njoftoi ekipi britanik i Formula 1.
Ferrari njoftoi në shkurt se kishte punësuar shtatë herë kampionin e botës, britanikun Lewis Hamilton, andaj ishte e qartë se Sainz do të kërkonte një ekip tjetër.
“Jam i lumtur që do të vozis për Williams nga viti 2025. Nuk është sekret që këtë vit tregu i shoferëve ishte i ndërlikuar për arsye të ndryshme dhe mu desh pak kohë për të marrë një vendim”, tha 29-vjeçari spanjoll, i cili ka vozitur për Ferrarin qe nga 2021.
U spekulua se Sainz mund të zëvendësojë Hamiltonin te Mercedes, por edhe të vazhdojë karrierën te Sauber apo Alpine. Sainz arriti tri fitore gjatë karrierës dhe ishte ndër tre më të shpejtët 23 herë. Ai gjithashtu voziti për Toro Rosso, Renault dhe McLaren.