Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krasniqi e LDK’së në Parlamentin hungarez: Kosova ka nevojë urgjente për heqjen e masave nga BE-ja

Extra AL PVC

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar urgjentisht heqjen e masave që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës.

Këtë kërkesë ajo e ka bërë në konferencën e COSAC-ut që përfshinë dimensionin parlamentar të 27 shteteve anëtare të BE-së, përkatësisht pjesëmarrjen e parlamenteve kombëtare të tyre, nën udhëheqjen e Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian në kuadër të gjashtëmujorit të dytë të këtij viti, e që është mbajtur në Parlamentin e Hungarisë.

“Sot, si asnjëherë më parë, Kosova ka nevojë urgjente për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe fillimi i dialogut që duhet ta ketë njohjen reciproke si pjesë të marrëveshjes përfundimtare”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka folur edhe për vendimin për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë.

“Gjatë fjalës sime në këtë konferencë theksova se, Kosova i është nënshtruar masave të BE-së për gati një vit pas një agresioni terrorist serb në veri të Kosovës, ndërsa terroristët përgjegjës për vrasjen e një polici të Kosovës mbeten ende të lirë në Serbi. Prandaj, duhet të shtohet presioni ndaj Serbisë që të ekstradojë terroristët dhe të rifillojë dialogun me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

BE-ja së fundmi mori një vendim të dëmshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj duke lejuar lëvizjen brenda zonës Shengen me dokumente të lëshuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë. Ky vendim bie ndesh me progresin që ka arritur Kosova gjatë shumë viteve dhe ndikon në shpërbërjen e serbëve në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...