Aktori i kujton bashkëshortes së ndjerë të cilën e deshi aq shumë, se sot do të festonin bashkë përvjetorin e martesës, e tashmë ajo duhet ta festojë me engjëjt.
“Sot do festonim 40 vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër”, shkruan Agron Llaka në Insta Story.
Kanë kaluar dy muaj nga ndarja parakohe nga jeta e bashkëshortes së aktorit Agron Llakaj, pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Edhe më herët, Agron Llakaj i ka përlotur të gjithë, teksa i dedikoi fjalë shpirti të shoqes së ndjerë.