Ministri i Jashtëm i Libanit ka dënuar një sulm me raketa në një fushë futbolli në Lartësitë Golan të kontrolluara nga Izraeli, ndërsa ka theksuar se nuk i jep Izraelit një “licencë për të vrarë”.
Izraeli dhe SHBA-ja kanë fajësuar Hezbollahun, por grupi i mbështetur nga Irani ka mohuar se ishte përgjegjës për sulmin që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë dhe la 20 të tjerë të plagosur.
Ushtria izraelite tha se raketa e lëshuar nga Libani që u përplas në një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams, rreth shtatë milje në jug të Libanit dhe pranë kufirit sirian, të shtunën ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.