Siç raportohet, një dron izraelit ka goditur midis qyteteve Mays al-Jabal dhe Chaqra në rrugën për në Al Qala, duke rezultuar në dy të plagosur.

Një sulm i dytë në një motoçikletë në rrugën Mays al-Jabal-Chaqra pranë kështjellës Dubayeh rezultoi në dy viktima dhe tre lëndime të tjera, në mesin e të plagosurve edhe një fëmijë i cili ndodhet në gjendje kritike, shkruan AA.

Bëhet e ditur se ekipet e urgjencës kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Qeveritar Tebnine.

Diplomatët përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme pasi sulmi me raketa nga Libani drejt Izraelit vrau 12 të rinj.

Ndërkohë, deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga pala izraelite për incidentin.

Ndryshe, ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës izraelit në Liban që nga sulmi me raketë i Hezbollahut në Izrael që vrau 12 persona.

Grupi militant ka mohuar përfshirjen në atë sulm.