Pas megakoncertit që ka mbajtur në “Sunny Hill”,këngëtarja Bebe Rexha ka shkuar për të vizituar vendlindjen e babait të saj Dibrën e Maqedonisë së Veriut, pas 12-viteve.
Në një postim në Instagram, ajo ka thënë se rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese.
“Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut”.
“Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, ka shkruar Rexha.