“Mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh këtë mëngjes”, deklaroi policia.

Bëhet e ditur se të plagosur janë të paktën tetë persona.

Shërbimi i Ambulancës North West ka deklaruar se disa nga viktimat janë dërguar në spitalin e fëmijëve Alder Hey.

Ndërkohë, viktimat e tjera janë dërguar në Spitalin Universitar Aintree dhe në spitalin Southport dhe Formby, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se shërbimi i ambulancës ka dërguar 13 autoambulanca së bashku me burime të specializuara në vendngjarje.

E gjithë rruga tani është e mbyllur për publikun dhe ka të paktën një helikopter policie që qarkullon në zonë.

Ndryshe, të tronditur dhe shqetësuar për incidentin janë shprehur edhe autoritetet.

Por, policia ka deklaruar se nuk ka më kërcënim për publikun dhe do të japin përditësime të mëtejshme, duke këshilluar njerëzit të shmangin spekulimet.

I tmerruar është shprehur edhe personi që e kishte njoftuar policinë për incidentin të cilin e përshkroi si një “skenë në një film horror”.

“Ishte si një skenë nga një film horror. Por, policia e kapi atë”, tha Colin Parry