Përveç xhudos me në krye Nora e Akil Gjakovës, sot për Kosovën do të paraqitet edhe Donjeta Sadiku në sportin e boksit.
Donjeta do të ketë punë kundër kolumbianes, Paola Angie Valdes Pana, në kuadër të 1/8 së finales.
Sadiku në meçin e parë në Olimpiadë fitoi me vendimin e gjyqtarëve, teksa sot i nevojitet fitorja që të vazhdojë ëndrrën për të fituar medalje në Paris 2024, pasi ky është edhe qëllimi i saj.
Meçin ndaj Paola Angie Valdes Pana, Donjeta Sadiku e zhvillon nga ora 20:00.