Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 14 persona në qytete të ndarë për gjuajtje me armë zjarri në ahengje familjare, përcjell IndeksOnline.
Një person është arrestuar në Gjilan, pasi kishte shtënë më armë zjarri dhe kishte lënduar një person tjetër ku i njëjti ka pranuar tretmanë mjekësor.
Gjithashtu policia ka konfiskuar 2 armë të kalibrit 9mm.
Po ashtu, në një dasmë në Koshare të Ferizajt, janë arrestuar gjashtë persona për përdorimin e armëve të rrezikshme.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, transmeton IndeksOnline.
Në Gjakovë në dy raste të ndara janë arrestuar 2 persona, ndërsa, gjatë vikendit në Pejë dhe Klinë të arrestuar janë pesë persona për gjuajtje më armë në aheng familjarë