Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Situatë ma kaotike nuk kisha rastisë”- Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan

“Situatë ma kaotike nuk kisha rastisë”- Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan

Komediani Bes Kallaku, u ballafaqua me një situatë kaotike brenda në aeroplan, teksa po udhëtonte nga Milano për në aeroportin e Rinasit.

Ai tha se ai dhe udhëtarët e tjerë të kësaj linje, u ngujuan në aeroplan për 1 orë pa ajër të kondicionuar.

“Një tmerr nga linja Milano-Rinas. Një orë brenda në avion pa ajër të kondicionuar, trajtim si me qenë bagëti. Fëmijët e shkretë u torturuan, nuk hapin as derën për me marrë frymë. Tmerr të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi”, shkroi Kallaku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Përveç tjerash, ai gjithashtu ndau edhe disa pamje të situatës kaotike brenda aeroplanit.

Në një moment, aktori shpjegoi se iu desh të zbrisnin në pistën e aeroplanit për t’u freskuar.

“Situatë ma kaotike nuk kisha rastis ndonjëherë me këto linjat tona qe i ka fal Zoti!”, shkroi në postimin e tij në Instagram.