Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqiptarët në Serbi nuk kanë vend në institucione, paralajmërohet protesta

Shqiptarët në Serbi nuk kanë vend në institucione, paralajmërohet protesta

Pas trendit të pasivizimit të adresave në tri komunat shqiptare të Serbisë ka filluar diskriminimi edhe në punësim. Atje së fundit, dy shqiptare nuk janë pranuar në pozitën e gjyqtares në Gjykatën Themelore të Bujanocit por janë sjellë dy serbe për këto pozita.

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar po thonë se po përgatiten për protesta paqësore për këtë lloj diskriminimi.

Në tri komunat me shumicë shqiptare në Serbi, shqiptarët po vazhdojnë të diskriminohen.

Në konkursin e fundit të Gjykatës Themelore në Bujanoc u emëruan dy gjykatëse serbe në vend të atyre shqiptare.

Kështu thotë Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili tregon se në këto pozita kandiduan edhe dy shqiptare mirëpo nuk u pranuan.

Sipas tij, diskriminimi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i ka prekur kufijtë e racizmit.

Lutfiu paralajmëron protesta paqësore me qytetarët e atij vendi.

E njohësi i çështjeve politike atje, Valon Arifi thotë ky diskriminim është dështim edhe i subjekteve politike shqiptare atje.

Arifi thotë se protesta është e nevojshme mirëpo ka frikë se qytetarët nuk do i përgjigjen pozitivisht.

Përveç mos pranimit në pozita të punës, shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po përballen edhe me pasivizimin e adresave.