Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Në Angli, Spanjë apo Itali? Broja flet për të ardhmen: Premier League është më e forta në botë, vendimin do ta marrë me…

Në Angli, Spanjë apo Itali? Broja flet për të ardhmen: Premier League është më e forta në botë, vendimin do ta marrë me…

Armando Broja është një prej lojtarëve më të përfolur në merkaton e Anglisë.

Në një intervistë për Top Channel, sulmuesi kuqezi tregoi për ofertat, teksa u shpreh se vendimin do ta marrë me familjen e tij.

Armando, edhe përse jemi në periudhën e verës dhe të pushimit, lojtarët që mund të ndryshojnë skuadër kanë ankth se çfarë do të ndodhë. Ka disa klube të interesuar për ty, aq sa mundesh.

Kur mbaroi sezoni këtë vit, nuk mbaroi si doja unë dhe kalova një dëmtim që në dhjetor u riktheve. Tani e kalova dhe jam shumë i kënaqur që e kalova këtë vit, për këtë periudhë e kam patur fokusin tek kombëtarja. Kur mbaroi kombëtarja, doja vetëm të qetësoja trurin dhe të relaksohesha dhe të qëndroja me familjen afër, më duhej të qëndroja qetë. Njerëzit sigurisht flasin se ku do të shkojë Armando, sepse duhet t’i marr vendimet mirë, sepse është për karrierën time.

Ke frikë të largohesh nga Premier League?

Unë nuk kam frikë kurrë, nëse më duhet të iki jashtë Premier League që të luaj dhe të bëj gola dhe të luaj mirë, kurrë skam frikë. Kam luajtur një vit në Holandë dhe isha 18 vjeç atëherë. Nëse më duhet të bëj atë hap, të iki jashtë Premier League të luaj më shumë minuta, normale do ta bëj lëvizjen për mirë.

A e ke të vështirë të largohesh nga Premier League?

Për mua Premier League është më e bukura në botë, se e shohin të gjithë. Është më kompetitive në botë, është një nivel shumë i lartë dhe është shumë bukur të luaj atje. Po të jetë mundësia do të marr vendimin me familjen dhe me veten dhe të shohim.

The pak më parë që me Italinë ishte më vështirë të luash dhe me Spanjën ishte më mirë, ndërkohë që ke dy oferta nga dy klube të mëdha italiane dhe spanjolle. Do preferoja më shumë Spanjën me sa duket!

Kur luan me kombëtaren, të gjithë lojtarët e mirë të Italisë bashkohen për të luajtur. Kur je në kampionat luan jo gjithmonë përballë mbrojtësve italian, mund të jenë anglez spanjoll dhe varet.

Ke ndonjë preferencë jashtë Premier League? Dihet se çfarë niveli është kampionati anglez, por ndonjëherë mund të luash më mirë në një skuadër të madhe jashtë Premier League se sa me vendin e 15-të të Premier League?

Unë jam shumë i fokusuar që të luaj futboll. E thash më parë kam kaluar gati 2 vite, një vit i dëmtuar dhe më pas rikuperim dhe huazimi nuk shkoi mirë dhe tani dua të luaj top sa më shumë minuta të mundem. Ashtu siç isha tek Southampton që luaja rregullisht dhe vetëm ashtu del në nivelin tënd si duhet. Nëse është më mirë për mua ta bëj atë hapin e mirë jashtë Premier League, normal që do marr vendimin me familjen dhe me veten. Mund të shkosh tek një skuadër si Real Madridi që ka kaq shumë emër apo të shkosh në Southampton apo West Ham apo diçka e tillë, por që mundesh të luash më shumë dhe me marrë atë konfidencën dhe më pas ndoshta mundesh të shkosh tek Reali.

Powered by WordPress