Basketbollistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë nisur mbrojtjen e të artës olimpike të dielën me dominim ndaj Serbisë.
SHBA-ja e udhëhequr nga Kevin Durant fitoi me rezultatin 110:84 ndaj Serbisë në ndeshjen hapëse të Grupit C.
Durant realizoi 23 pikë në fitore.
LeBron James, i cili në Olimpiadë po paraqitet për herën e parë që prej vitit 2012, regjistroi 21 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.
Ndeshja e radhës për SHBA-në është kundër Sudanit të Jugut të mërkurën.
Të dyja këto përfaqësuese luajtën edhe në miqësore para nisjes së turneut olimpik të basketbollit.
SHBA-ja kishte fituar me një pikë epërsi, 101:100, më 20 korrik.