Pas mbylljes së garave për femra në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogram, fitueset e medaljeve, në mesin e tyre edhe Distria Krasniqi, kanë zbarkuar në mes të palestrës, ku u priten me nderime të larta.
Diyora Keldiyorova, Distria Krasniqi, Larissa Pimenta dhe Amandine Buchard fituan medaljet në këtë kategori, ku lotët e gëzimit nuk mungonin nga garueset.
Distria Krasniqi që më parë kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios, kësaj radhe ajo fitoi të argjendtën.
Ajo mori medaljen e saj, ndërsa flamuri i Kosovës, u ngrit lartë mes atyre të Uzbekistanit, Brazilit dhe Francës.
Distria Krasniqi, vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020.
Xudistja jonë, bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy kategori të ndryshme. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.